Artan Behrami nga PDK thotë se zyrtarë të Gjykatës Speciale, me aprovimin e menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, kanë mbajtur ligjërata për nxënësit në Prishtinë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe fyese ndaj UÇK-së, raporton GazetaBlic.
Ai thotë se prindërit nuk duhet të lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve në këto ligjërata dhe u bën thirrje institucioneve arsimore që të refuzojnë çdo bashkëpunim me Gjykatën Speciale.


