Lajme

Behrami: Kurti po kërkon të hyjë në histori jo me atë që e ka bërë, por me çfarë ka dashur të bëjë

02/13/2024 21:02
nga:Sh R

Analisti Artan Behrami e nisi diskutimin e tij në Pressing në T7 me lajmin për realizimin e një shtatore për kryeministrin Albin Kurti, nga një qytetar i komunës së Podujevës.

Sipas Behramit, Kurti po mundohet me hy në historinë e Kosovës jo me veprat e bëra por me ato që ka dashtë t’i bëjë.

“Ai është duke lypë dhe kërku një vend në historinë e Kosovës, dhe në historinë e Kosovës po mundohet me hy jo me veprat që i ka bë, por me atë çka ka dashtë me bë”.

“Deri tani në historinë e njerëzimit nuk ka personalitete që kanë shtatore për atë që kanë pas ide me bo”, tha Behrami në Pressing.

“Këtë frymë nuk e ka frenu z.Kurti, e ka toleru, e ka leju”, tha Behrami sa i përket shtatores që u bë për Kurtin.