Analisti Artan Behrami, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “i bashkoi për herë të parë Kinën, Rusinë dhe Amerikën kundër Kosovës”.
Ai ka kritikuar qasjen e Kurtit në raport me dialogun me Serbinë.
Sipas tij pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është dobësuar.
“Kjo sjellja iracionale fëminore, jokoordinuese e ka dobësu pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Paramendone në krizën më të madhe ndërkombëtare, kryeministri jonë ka arritur me bë Kinën, Rusinë, SHBA-të kundër Kosovës. Për herë të parë nuk shihet Serbia si problemi, por Kosova si epiqendra e krejt problemeve”, ka thënë Behrami.