Lajme

Behrami i PDK-së: Atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti

09/04/2025 18:01
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Gjykatës Speciale, duke i konsideruar si dy forca që po përpiqen të demonizojnë dhe kriminalizojnë UÇK-në dhe krerët e saj, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se ajo që nuk mund ta arrijë Gjykata Speciale, po përpiqet ta bëjë Albin Kurti, dhe e kundërta.

Sipas Behramit, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë, ashtu siç kanë bërë deri më tani.