Lajme

Behrami: Hashim Thaçi, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12m2 të qelisë së tij, sesa ju me 11 mijë km2 të Kosovës së lirë

01/12/2026 10:10
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kundërshtarët politikë, duke thënë se ata kanë ndërtuar karrierë politike duke demonizuar Hashim Thaçin, pa ofruar vizion apo zgjidhje për vendin, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se, sipas tij, kjo qasje ka marrë fund dhe se Thaçi, edhe nga burgu, ka frymëzuar më shumë shqiptarët sesa ata që qeverisin Kosovën.

Postimi i plotë:

Shumica keni hyrë në politikë dhe keni marrë poste publike duke u munduar të demonizoni Hashim Thaçin. Asnjëherë duke ofruar vizion dhe zgidhje për vendin.

Por, ajo kohë ka kaluar!

Nuk ka më poste publike që burim e kanë urrejtjen, thikat pas shpine e as short-cuts.

Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12m2 të qelisë së tij, sesa ju me 11 mijë km2 të Kosovës së lirë – për të cilin nuk keni asnjë meritë.