Në raportin 24 të Policisë së Kosovës sot u raportua për një rast dhune në familje në Komunën e Rahovecit.
Ishin pikërisht djemtë të cilët rrahën babain e tyre.
E pas këtij rasti ka reaguar deputeti Behgjet Pacolli. Kryetari i AKR-së tha se nuk mund të besonte atë që lexoi për këtë rast.
Pacolli porositi që të gjithë të përkujdesen për prindërit,pasi askush nuk e zëvendëson atë.
Pacolli poashtu publikoi një foqtografi të prindërve të tij.
Postimi i plotë:
Lexova se dy vëllezër kishin dhunuar fizikisht babanë e tyre. Nuk mund ta besoja atë që lexova! Unë një gjë po e them: Kujdesuni për prindërit sa janë gjallë, një ditë nuk do të jenë më. Dhe askush tjetër nuk e zëvendëson vendin e tyre.