Pas tensioneve të muajve të fundit në veri të vendit dhe publikimit të audio-inçizimeve ndërmjet Kusari-Lila-Simiq, opozita paralajmëroi rrëzimin e qeverisë Kurti.
Megjithëse vazhdimisht ka deklarata nga ana e tyre pë rrëzimin e Qeverisë, asnjë veprim konkret nuk duket në terren.
E kjo sipas kryetarit të Aleanca Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, po vjen si pasojë e mos-kordinimit mes tyre.
Pacolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se me një unifikim të partive opozitare, hapësira e manovrimit të maxhorancës do të ishte shumë më e vogël.
“Absolutisht po, partitë opozitare janë të pakoordinuar. Po të kishte një koordinim të partive opozitare, hapësira e manovrimit të maxhorancës do të ishte shumë më e vogël dhe kjo hapësirë që i krijohet maxhorancës për të vepruar në mënyrën e vet, shumë herë në mënyrë kontradiktore, pasive, ofenduese për opozitën është faji tek mos-koordinimi i veprimeve të partive opozitare në Kuvend” tha Pacolli për “Gazeta Blic”
Ai tutje shtoi se çdo veprim i mazhorancës është i unifikuar ndërsa e kundërta po ndodh me opozitën.
“Derisa në çdo veprim maxhoranca është e unifikuar, partitë opozitare dalin për ti sqaru problemet jo me maxhorancën por mes tyre” tha kryetari i AKR-së për “Gazeta Blic”

Behgjet Pacolli, Kryetar i AKR-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa ditë që ka vazhduar bashkëbisedimin me ekspertë dhe shoqërinë civile.
Bashkëbisdime të tilla pritet t’i fillojë që nga sot edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në lidhje me situatën politike në vend.
Ndërsa nga PDK-ja janë shprehur se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim deri në muajin shtator.
“Pas kësaj kohe – pushimeve, PDK do të rikthehet me veprime konkrete ndaj Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti”, i ka thënë një burim “Gazeta Blic”, disa ditë më parë.
/Gazeta Blic/
Ngjarjet e fundit/ ‘Opozita pa strategji se si t’i kundërvihet qeverisë’
PDK në pushim veror, ka një “kërcënim” ndaj Kurtit: Shihemi në shtator


