Lajme

Behgjet Pacolli ishte rrugës për një udhëtim, por një telefonatë ia ndryshoi planin – U kthye dhe e votoi Vjosa Osmanin presidente

04/23/2021 20:37
nga:M K

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është i ftuar në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”.

Ai ka shpalosur shumë çështje, teksa ajo më interesantja është momenti kur kthehet rrugës për ta votuar Vjosa Osmanin presidente, përcjell GazetaBlic.

Pacolli, tregoi se ishte në një udhëtim, kur u detyrua që të kthehej nga Stambolli.

“Unë isha rrugës në një udhëtim, kur vetë Vjosa Osmani më telefonoi. Ajo më kërkoi votën për ta votuar dhe unë ndryshova plan. Bashkëudhëtarët e mi udhëtuan për ku ishin nisur, ndërsa unë mora rrugë nga aeroporti i ri i Stambollit për në atë të vjetër, ku edhe e kisha linjën për Prishtinë”, tha ndër të tjera ai.

LEXO EDHE:

Haxhiu paralajmëron padi për RTK-në, pasi sipas saj fabrikoi “fake news” për një prokurore nga Peja

/GazetaBlic/