Lajme

Behgjet Pacolli ‘godet’ Faton Pecin: Mos pështyni aty ku keni ngrënë

02/04/2022 07:59
nga:Gazeta Blic

“Përplasjes” ndërmjet ministrit Faton Peci me ish- kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa i është bashkuar edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai e ka kritikuar Pdcin, duke thënë se nuk bën të pështysh aty ku ke ngrënë, raporton Gazeta Blic.

“Po të isha në vendin e juaj unë do të kerkoja falje”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ministër Peci,
Ka disa herë që i lexoj tekstet tuaja në Fb te cilat janë me plot sharje dhe ofendime për ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Po mundohem t’ju kuptoj (pa hyrë në kampin politik), por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë një djali të ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane. Ju them nga eksperienca ime e gjatë .. nuk ka veti më të keqe për një të ri se kjo “të pështysh aty ku ke ngrenë”
Ju zoti Peci, jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën.

Po të isha në vendin e juaj unë do të kerkoja falje.

Faton Peci “si ndahet” Isa Mustafës: Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!