Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur besimin e tij për emërimin e senatorit Marco Rubio si sekretar të shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pacolli në një deklaratë për GazetaBlic, ka theksuar se Rubio do të vazhdojë të implementojë politikat e SHBA-së ndaj Kosovës në përputhje me angazhimet e mëparshme.
“Besoj se ai do të bëjë punën e tij, siç i është parashtruar për implementimin e politikave ndaj Kosovës si partnere, ashtu siç kanë vepruar edhe sekretarët e tjerë të qeverive të kaluara,” ka deklaruar Pacolli, duke i dhënë mbështetje angazhimit të SHBA-së për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës./GazetaBlic/
Mulaj: Rritja e pensioneve për 20%, lëmoshë për pensionistët!