Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të kryesojnë në mediet rozë, shkak kjo imazhet e fundit që postuan në rrjetet sociale.
Së pari Loredana me një foto ‘konfirmoi’ se është gati për një fëmijë të dytë, teksa nuk munguan edhe postimet në krah me Mozzikun, shkruan GazetaBlic.
Ky i fundit postoi foton më të bukur familjare, ku shihen Hana, Loredana dhe vet ai.
Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, Loredana publikoi edhe një fotografi tjetër ku shihet dora e reperit me një unazë në gisht të martesës.
Me sa duket që të dy i dhanë fund beqarisë./GazetaBlic/



