Një përleshje e madhe ka ndodhur në ditën e djeshme mes tifozëve të Nice dhe Koln.
Ishte një përlëshje që shpërtheu mes dy tifo-grupeve, kjo pasi që edhe tifozët gjermanë kishin udhëtuar në numër të madh, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas agjencive të lajmeve franceze, të parët që provokuan ishin tifozët gjermanë, të cilët kaluan pengesat e sektorit të tribunave ku ishin vendosur, për t’u ballafaquar me tifozët e Nice.
Megjithatë, një moment shumë i keq u pa tek rasti kur sigurimi po grushtonte tifozët, gjë që nuk është parë shpesh në stadiumet evropiane, pavarësisht problemeve që kanë ndodhur.
Ja pamjet nga ky moment.
#indohooligan #koln #nice #nissa #ultras #Hooligans #Fights | koln vs nice ? https://t.co/dJlsgd7NxQ pic.twitter.com/pyudSjcjNG
— indonesian hooligans (@indohooligann) September 9, 2022
Nice v Koln fans before the game today ? pic.twitter.com/bJPZ9R6lTq
— Alex (@xAlexTHFC) September 8, 2022


