Lajme

Bëhet pranim – dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan

04/26/2022 10:37
nga:Genita C

Sot në ambientet e Gjykatës Themelore në Gjilan është bërë pranim – dorëzimi i detyrës ndërmjet kryetarit të deritashëm, Ramiz Azizi dhe kryetarit të porsazgjedhur, Venhar Salihu.

Kryetari Azizi i uroi kryetarit të ri Salihu detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen për çfarëdo që ka nevojë institucioni, ndërsa kryetari Salihu falënderoi kryetarin Azizi për angazhimin e deritanishëm, duke premtuar bashkëpunim me gjithë gjyqtarët në realizimin e objektivave të institucionit.

Ndryshe me 20 prill 2022, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me shumicë votash ka zgjedhur për kryetar Venhar Salihun. Mandati i tij është pesë vite dhe Salihu do të ushtrojë këtë pozitë deri në prill të vitit 2027.