Showtime

Bëhet lëmsh rrjeti! Atdheu paralajmëron se do të martohet, Arjan Konomi bën reagimin e papritur

12/21/2021 16:32
nga:G C

Ditëve të fundit në media rozë janë publikuar disa pamje ku shihen në afërsi ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina me njërën nga konkurrentet e këtij sezoni.

Ndërsa, lidhur me këto pamje të cilat u bënë virale, Atdheu vendosi të reagonte ditën e djeshme duke përmendur emrin e Efit në një mënyrë tjetër: “Efffaaa, sa i lumtur sot”.

Në një postim të bërë nga opinionisti, Arjan Konomi ku falënderoi Atdheun për dhuratën që i kishte bërë, vëmendjen e morri shkrimi i tij ku tha se po pret dasmën e tij.

Nuk mungoi as komenti i Atdheut, i cili tha se për dasmën duhet të pret edhe 3-4 muaj.

Kështu duke konfirmuar edhe njëherë zërat për romancën mes Atdheut dhe Efit.