Sporti

Bëhen virale pamjet: Disa tifozë të Interit e lëshuan stadiumin pas golit të tretë të Barçës, s’u lejuan të hynin përsëri

05/06/2025 23:52
nga:Lorik J

Skuadra e Interit është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Barcelonën 4-3 pas vazhdimeve.

Teksa luhej minuta e 90’të, Barcelona ishte në avantazh 3-2 dhe disa tifozë të Interit e lëshuan stadiumin, por pak sekonda më pas Acerbi barazoi gjithçka, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët që e lëshuan stadiumin kërkonin rikthimin, por nuk u lejuan nga sigurimi dhe pamjet tani janë bërë virale.

Ja momenti: