Sporti

Begolli për golin e Ferizajt ndaj Dukagjinit: Është qesharak, kjo nuk do të kalojë lehtë

05/28/2023 22:58
nga:L J

Trajneri kosovar, Granit Begolli thotë se goli që ka shënuar sot Ferizaj ndaj Dukagjinit në minutat e fundit është qesharak.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit e fituar nga vendasit në minutat e fundit po komentohet shumë në rrjetet sociale, shkak i reagimit të dobët të portierit Altik Muhaxhirit, shkruan GazetaBlic Sport.

Begollit thotë se gola të tillë rrallë shihen, teksa nëse instancat merren me këtë rast, atëherë kjo nuk do të kalojë aq lehtë.

“Është një gol qesharak, rrallë herë shihet. Këto gola nuk pranohen në këtë lloj mënyrë. Kjo nuk do të kalojë lehtë”, tha Begolli në Sports Show.

/GazetaBlic Sport