Sporti

Begolli: Nuk ka mundësi m’u ftu një futbollist si Kololli, unë nuk e di çka luan ai tek kombëtarja e Kosovës

06/06/2022 10:43
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës dje ka pësuar humbje nga Greqia në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin minimal 0:1.

Në këtë duel trajneri Alain Giresse aktivizoi edhe futbollistin Benjamin Kololli, i cili u rikthye pas një kohe, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo nuk i pëlqeu Granit Begollit, trajnerit kosovar, i cili tha se ai nuk e di se çka luan Kololli, pasi në çdo ndeshje i ndërrohet pozicioni.

“Nuk ka mundësi m’u ftu një futbollist si ai (Benjamin Kololli). Unë nuk e di çka luan ai tek kombëtarja e Kosovës. Nëse del dikush dhe më thotë se ai u ardhë si mbrojtës, mesfushor ose sulmues, do të jetë në rregull, por ne nuk e dijmë. Një ndeshje luan mbrojtës i majtë, një ndeshje luan mbrojtës i djathtë – një ndeshje luan si mesfushor, një si sulmues”, tha Begolli në ATV.

/GazetaBlic Sport