Analisti dhe njëkohësit trajneri i Feronikelit e ka lavdëruar paraqitjen e fundit të gjyqtarit kryesor, Mentor Ajetit.
Ajeti në xhiron e katër të Superligës së Kosovës ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes derbi ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Begolli e kishte parë paraqitjen e Ajetit nga afër pasi kishte qenë prezent në stadium.
“Unë sot kam qenë i pranishëm në stadium edhe më një ndeshje kaq të vështirë mendoj që gjyqtari ka bërë punë të mirë. Nuk ka pasur protesta as nga Llapi as nga Prishtina. Gjithçka ka qenë në prefeksion dhe normalisht nëse gjyqtarët bëjnë kësi llojë paraqitje sikur kjo sot, gjithsesi se do të ngritet niveli i lojës dhe i futbollit tonë”, tha ai.
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Prishtinës përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:2.


