Trajneri Granit Begolli është larguar nga Liria.
Begolli ishte pjesë e Lirisë në edicionin e fundit, ku kishte statistika të mira, por në fund ai dhe klubi tij nuk ia dolën të sigurojnë kualifikimin në Superligë.
GazetaBlic Sport merr vesh se Granit Begolli është larguar nga posti i trajnerit tek Liria – pas skadimit të kontratës.
Begolli fitoi 65% të ndeshjeve më edicionin e fundit dhe ishte trajneri i dytë me bilancin më pozitiv, pas Arbnor Morinës.
Pas largimit të Begollit, Liria ka filluar të mendoj për stolin e ekipit dhe ka kontaktuar me disa trajnerë.
Burime tona mësojnë se Liria ka kontaktuar me Sami Sermaxhaj e Fahredin Durakun, por nuk kanë gjetur akordin. Ditën e sotme, drejtuesit e klubit u takuan edhe me Xhengiz Rexhepin.
Rexhepi në të kaluarën ishte trajner i Llapit, Dukagjinit e KEK-ut, teksa ishte edhe ndihmës trajner tek kombëtarja e Maqedonisë.
Gjithçka rreth Rexhepit dhe Lirisë pritet të dihet nesër.


