Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2022-23.
Kosova ndodhet në grupin C2 bashkë me fituesin e takimit Qipro/Estoni dhe me Greqinë e Irlandën e Veriut, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish futbollisti i njohur, tani trajneri dhe analisti, Granit Begolli ka komentuar shortin e “Dardanëve”, ku ka thënë se në shikim të parë duket i lehtë – pasi jemi me cilësi të përafërta me kombëtaret tjera, por do të jetë e komplikuar ndaj disa kombëtareve.
“Një grup në shikim të parë që duket i lehtë, por jemi me cilësi të përafërta me një kombëtare më pak e një më shumë – disa kundërshtar i njohim sepse kemi luajtur me ta dhe ndoshta është pozitive – kjo sepse kemi informacion, por edhe skuadra që s’kemi luajtur me to si Irlanda e Veriut që karakterizohet si kombëtare që luan futboll të fortë e mjaft fizik – që ka ditur t’i bëjë problem edhe kombëtareve të mëdha mos të harrojmë së fundi barazimi me Italinë që e dërgoi në Play Off të Botërorit”, tha fillimisht Begolli për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas Begolli tha se suksesi i Kosovës si në grupin D është i vështirë të përsëritet
“Mendoj që do të jetë e vështirë të përsëritet suksesi, pasi grupi është më i vështirë, e ne ende nuk jemi gati. Ende nuk është vendos për trajnerin që do ta udhëheqë e kemi shum pikëpytje, duke ia shtu faktin që disa futbollistë të rëndësishëm tek kombëtarja nuk po luajnë të ekipet e tyre lendimet e Valoni Berishës e Arbër Zenelit, ku nuk janë në formën në të mirë të tyre. Krejt këto janë një disavantazh për kombëtaren tonë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


