Sporti

Begolli “godet” Suharekën: E kishin synim Europën, tani po rrezikojnë rënien nga Superliga, kur janë shpenzu mbi 1 milionë euro!

04/21/2025 09:36
nga:Lorik J

Granit Begolli, trajneri i njohur kosovar ka folur për gjendjen e klubit të Suharekës, që momentalisht po rrezikon rënien nga Superliga e Kosovës në futboll.

Ky klub e nisi mjaft mirë sezonin dhe kishte aspirata të mëdha, pasi transferoi lojtarë me emër e mori trajnerë të dëshmuar, megjithatë gjatë rrugës hasën në probleme të menaxhimit dhe tashmë ndodhet në pozitën e parafundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Begolli thotë se në këtë klub menaxhimi nuk ka qenë i duhuri dhe ky është faktori kryesor pse nuk po kanë suksese.

“Janë ndërru tre trajnerë, ka ardhë një drejtor, pastaj ka shku. Një pjesë e kryesisë është largu, në një ambient ku nuk dihet kush prenë e kush qepë është problem. Suharekës i ka kushtu shumë menaxhimi i klubit. Ata kanë pasur objektiv real daljen në Europë.  Kanë bërë shpenzime marramendëse, mbi 1 milionë euro, e tash rrezikon rënien nga kategoria”, tha Begolli në emisionin “Kampionët”.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Begolli ishte trajner i Suharekës, kur skuadra ishte në Ligën e Parë.

/GazetaBlic Sport