Sporti

Begolli: Futbolli në Shqipëri është shumë më lartë se futbolli kosovar

10/03/2021 23:35
nga:Lorik J

Trajneri kosovar, Granit Begolli ka bërë një krahasim mes futbollit në Superligën e Kosovës dhe në Kategorinë Superiore.

Begolli theksoi se futbolli në Shqipëri është në nivel tejet më të lartë se futbolli në Kosovë, shkruan GazetaBlic Sport.

Teksa po bëhej krahasimi me futboll mes ndeshjeve Prishtina-Drita dhe Teuta-Kukësi, Begolli reagoi duke thënë:

“Ne jemi largë me futboll me kampionatin e Shqipërisë. I percjelli të gjitha ndeshjet në Shqipëri, ata janë shumë më lartë”, tha Granit Begolli në ATV.

Vlen të theksohet se Granit Begolli është trajner i Vëllaznimit aktualisht.

/GazetaBlic Sport