Trajneri i njohur kosovar Granit Begolli, e ka analizuar Kampionatin Europian deri më tani.
Ai e dha një mendim nëse finalja potenciale do të jetë Francë-Angli.
“Nëse kishin lujt sikur deri më sot, finalja potenciale Francë-Angli, do të ishte ndeshja më e mërzitshme në historinë e futbollit”, u shpreh Begolli në emisionin Favorit në T7.
Kujtojmë se Franca dhe Anglia janë kritikuar tej mase për paraqitjet e tyre aspak të mira në këtë Euro.
Franca takohet me Spanjën në gjysmëfinale, teksa Anglia me Holandën.
/GazetaBlic Sport