Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, duke e quajtur mission të rëndësishëm për vendim.
Begaj u shpreh se forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon siç u shpreh ai, vendosmëri, integritet dhe guxim.
“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia”.
“SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin”, ka shkruar Begaj në X.


