Lajme

Begaj: Të dënohen sulmet në veri të Kosovës, dialogu është e vetmja rrugë

10/18/2023 13:18
nga:Sh R

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në konferencën për media me homologun e Kroacisë, Zoran Milanoviç foli për tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Me këtë rast, ai theksoi se rruga e vetme për shtensionim është vijimi i dialogut dhe normalizimin i raporteve, deri në njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

“Të dënohen sulmet në veri të Kosovës. Nënvizova nevojën e rritjes së presioneve dhe nxjerrjen e përgjegjësive për rritjen e paqes. E vlerësova shumë mbështetjen e Kroacisë për Kosovën. Ndamë mendimin se dialogu mbetet e vetmja rrugë deri në njohjen reciproke. Që prej sulmit në Banjskë gjërat nuk janë më si më parë, ndaj duhet të ketë një qasje të re”, tha ai, shkruan abcnews.al