Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur në takim, komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas.
Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin thelbësor që luan KFOR në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, si në gjithë rajonin.
Presidenti shqiptar, po ashtu, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për misionin e KFOR’it.
‘’Mirëprita Komandantin e misionit të NATO’s, KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.
Shpreha mirënjohjen për rolin thelbësor që luan KFOR-i në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision.’’, ka shkruar Begaj.


