Lajme

Begaj për ditën e zisë në Serbi: Nuk mund të barazohet terroristi me atë që bie në krye të detyrës

10/03/2023 22:33
nga:Y I

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, komentoi ditën e zisë që mbajti Serbia për serbët e vrarë në sulmin në Banjskë.

Kreu i shtetit shqiptar tha se nuk mund të barazohet terroristi me atë që bie në krye të detyrës.

“Nuk mund të bëhet shenja e barazisë midis terroristit dhe atij që bie në krye të detyrës. Por me një akt provokativ për Kosovën për vlerat e BE-së dhe për komunitetin euroatlantik”, tha Begaj.