Lajme

Begaj në Bullgari: Shqipëria është e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate

11 ditë më parë
nga:Sh R

Edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po merr pjesë në “Aqaba Process Ballkan III”.

Atje, ai u takua me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, si dhe homologun e tij bullgar, Rumen Radev, transmeton klankosova.tv.

Begaj thotë se Shqipëria, duke besuar në fuqinë e dialogut dhe bashkëpunimit, është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë afatgjatë.

“Si pjesëmarrëse aktive në Aleancën Globale dhe platforma kundër terrorizmit, Shqipëria është shndërruar në një model ekspertize rajonale dhe një histori suksesi, me strategjinë e saj gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Faleminderit Presidentit Radev dhe Madhërisë së tij, Mbretit Abdullah si bashkëorganizatorë të këtij Forumi!”, ka shkruar presidenti në Facebok.