Lajme

Begaj: Komunitetet arbëreshe janë rojtarët më të fortë të rrënjëve tona

06/29/2025 13:51
nga:Genita C

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në një postim në Facebook, tha se komunitetet arbëreshe janë rojtarët më të fortë të rrënjëve tona identitare, kulturore, gjuhësore, riteve fetare e shpirtërore të shqiptarëve.

Ai po ashtu, përmes këtij postimi, falënderoi çdokënd që ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë për të trashëguar këtë pasuri të jashtëzakonshme të njerëzimit.

“Komunitetet arbëreshe janë rojtarët më të fortë të rrënjëve tona identitare, kulturore, gjuhësore, riteve fetare e shpirtërore”.

“Faleminderit çdokujt që kontribuon për të trashëguar këtë pasuri të jashtëzakonshme të njerëzimit!”, ka shkruar i pari i Shqipërisë.