Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, pretendon se tifozët e Feyenoord po hidhnin urinë ndaj tij, stafit të tij dhe lojtarëve në stol gjatë ndeshjes së tyre në Europa League.
Sipas Sarri, tifozët shkuan pak më larg në përpjekje për të larguar Lazion nga Europa League, gjë edhe të cilën ia arritën, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ishin thasë me urinë të hedhura nga tribuna poshtë në pjesën e pasme të stolit. Vetëkuptohet që është pak irrituese”, tha Sarri në konferencën e tij për shtyp.
Ishte një moment kur gjyqari shkoi te gjyqtari i katërt për të dorëzuar një objekt që ishte hedhur nga tribuna në fushë dhe u pa qartë se çfarë përmbante në të.
Lazio u mposht me rezultat 1 me 0 dhe u eliminua nga Europa League.
/GazetaBlic Sport/


