Sporti

Befason Rodri me deklaratën pas ndeshjes: Kam luajtur si m*t në pjesën e parë, kishte shumë tension

06/10/2023 23:30
nga:Mergim Rreci

Manchester City e ka fituar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

‘Qytetarët’ kanë triumfuar dhe kanë shkruar histori, duke e fituar për herë të parë trofeun më të rëndësishëm evropian për klube, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, me Rodri që shënoi golin e vetëm dhe i dha krenarinë skuadrës angleze.

Rdori: “Kam luajtur si m*t, nuk kam qenë i mirë në pjesën e parë. Por i thashë vetes se duhet ta kapërceja këtë dhe në fund shënova. Kështu është një finale, ka shumë tension. E mahnitshme!”.