Sporti

Befason notarja kanadeze: Jam droguar në Kampionatin Botëror

07/07/2022 15:15
nga:L J

Notarja kanadeze, Mary Sophie Harvey pretendon se ishte droguar në Kampionatin Botëror të përfunduar së fundmi në Budapest. Në kampionatin e Hungarisë ajo fitoi medaljen e bronztë me bashkatdhetarët e saj në stafetën 4×200 m stil i lirë.

“Kam dyshuar për një kohë të gjatë nëse do ta publikoja këtë, por në të kaluarën kam qenë shumë e heshtur”, tha ajo në një fjalim për publikun dhe deklaroi se i mungonin plot gjashtë orë nga kujtesa nga Budapesti.

“Dikush më drogoi në ditën e fundit të Kupës së Botës. E vetmja gjë që mbaj mend nga ajo natë është se u zgjova të nesërmen në mëngjes plotësisht e humbur. Menaxheri i ekipit dhe mjeku ishin pranë meje. E mbaj mend festën dhe asgjë më pas. E vetmja gjë që mund të them është se nuk jam ndjerë kurrë kaq në siklet”, tha ajo dhe shtoi:

“Kur erdha në shtëpi mamaja më tha se dukesha ndryshe dhe kështu ndihesha. Nuk e ndjeja trupin tim dhe kur shikoja këmbët e mia ishin të mavijosura. Shokët më thanë se më mbanin sepse isha pa ndjenja dhe ndoshta ky është shpjegimi për mavijosjet. ”

Pas një kontrolli mjekësor rezultoi se ajo kishte një ndrydhje në brinjë dhe një tronditje të lehtë.