Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinja, ka befasuar me deklaratën që ka dhënë sonte në emisionin Debat Plus.
Ai tha se ata si subjekt politik do t’i votonin rreth 20 njerëz në LVV për kryetar Kuvendi por se sipas tij Kurti s’po don ta zgjedhë kryekuvendarin.
“Në bindjen tonë si Aleancë janë rreth 20 njerëz të LVV-së që ua qesim votën, pra Kurti e ka votën për kryetar Kuvendi kurdo…nesër. Vetëvendosje nuk i ka votat për Qeveri sepse ne për Qeveri nuk votojmë për Kurtin 3, jo. VV i ka votat po nuk po don… sot me pas nxjerr Glauk Konjufcën e kishte zgjedh kryetar.Veprimi i parë është me u zgjedh kryetari i kuvendit, Vetëvendosje i ka votat për kryetar Kuvendi sepse ne që kemi 5 vota të sigurta plus ndonjë tjetër sot kishim votu ndoshta për 20 prej kandidaturave të LVV-së” deklaroi Haradinaj në Debat Plus raporton “Gazeta Blic”.


