Sporti

Befason Hamdi Salihi: Broja nuk është i dëmtuar, ja pse mungon sot

11/12/2021 20:28
nga:Mergim Rreci

Ndihmësi i Edi Rejës, Hamdi Salihi ka folur para ndeshjes me Anglinë, ku shpjegoi zgjedhjet e teknikut italian dhe mungesën e Brojës.

Ai tha se Broja është mirë, por në respekt të lojtarëve të tjerë, që ishin stërvitur gjatë gjithë javës, ai mbeti sonte në tribunë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Broja është mirë për fat dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës. Për sot trajneri vendosi ta lërë në tribunë, në respekt të lojtarëve të tjerë, që ishin stërvitur gjatë gjithë javës”, tha Salihi.