Tashmë banoret e shtëpisë së BBVK-së janë familjarizuar me njëri-tjetrin dhe po zhvillojnë biseda nga më të ndryshme mes vete.
Disa nga banorët kanë gjetur qime në krevatet e tyre.
Ka qenë Stresi ai i cili i revoltuar pyeste kush mund t’i ketë krehur flokët pranë shtratit të tij. Njësoj tha edhe Ana, e cila dyshonte se Shota ka krehur flokët.
Megjithatë, Shota tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe nga ky moment banorët dyshuan për sehire.
Disa prej tyre thanë se nuk besojnë në gjëra të tilla dhe uruan të mos jetë e vërtetë.


