Kandidatë më të përfolur anipse të pazyrtarizuar në garë për Mitrovicën nga VV deri tash ishin Agim Bahtiri dhe Armend Muja.
Por për befasinë e qytetarëve e edhe të Bahtirit, kësaj gare nga ky subjekt i është futur edhe Fatmir Hasani, shkruan Jepi Zë.
Nuk dihet nëse do paraqiten akoma pretendentë për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Afati për paraqitjen e kandidaturave nga VV është shtyrë deri më 9 korrik.



