Kombëtarja e Arabisë Saudite ka shkaktuar befasinë më të madhe të vitit në futboll.
Arabia Saudite ka fituar ndaj Argjentinës me rezultatin 1-2 në ndeshjen e xhiros së parë të grupit C, shkruan GazetaBlic Sport.
Argjentina kaloi në avantazh në fillimin e ndeshjes, kur Messi shënoi nga pika e penalltisë. Messi dhe Martinez (2) shënuan golat tjerë në pjesën e parë – por këta gola u anuluan për pozicion jashtë loje dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0:1.
Në pjesën e dytë, Arabia Saudite u rikthye fuqishëm – duke shënuar dy gola të shpejtë.
Al Shehri barazoi rezultatin në minutën e 48’të, kurse katër minuta më vonë, Al Dawsari realizoi për avantazhin e Arabisë.
Deri në fund, Arabia Saudite mbajti rezultatin dhe fitoi tre pikë të arta dhe historike në Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport