Koreja e Jugut dhe Portugalia janë dy kombëtaret që kalojnë tutje nga grupit G.
Koreja mposhti 2:1 Portugalinë dhe siguroi biletën për fazën tjetër, teksa Uruguai fitoi 2:0 ndaj Ganës, por nuk i mjaftoi për kualifikim.
Koreanët arritën me përmbysje të fitojnë ndaj Portugalisë dhe kaluan tutje falë gol diferencës ndaj uruguaianëve.
Ishte Ricardo Horta që realizoi dhe i dha fillimisht epërsinë të përzgjedhurve të Fernando Santos.
Por, Koreja arritën të barazojnë shifrat.
Në minutën e 27` ishte Young-Gown që shënoi dhe çoi rezultatin në 1:1.
Edhe në 45 minutat e tjerë iniciativën për gol më shumë e kishin sërish portugezët, megjithatë nuk ishin konkret me raste.
Kurse ishin koreanët që arritën të përmbysin gjithçka.
Po rridhte minuta shtesë, kur pas një kundërsulmi shënoi Hee-chan.
Më këtë fitore Koreja e Jugut shkon tutje nga pozita e dytë, Portugalia në vendin e parë.
Uruguai përkundër fitores 2:0 u eliminua nga Botërori, pas triumfit të Kores së Jugut dhe gol diferencës në mes dy kombëtareve.
Ganezët kishin mundësinë të kalojnë në epërsi, pasi u akordua penallti për ata.
Në minutën e 21` ishte Ayew që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Por, uruguaianët arritën të realizojnë dy herë brenda pak minutash.
Në të 26` dhe 32` ishte de Arrascaeta që realizoi të dy golat.
Më pas ata kërkonin golin e tretë, por nuk e arritën.
Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të Uruguait.
Në 45 minutat e tjerë, ishin pikërisht ata që kërkonin të shënojnë edhe golin e tretë, por nuk u treguan të saktë.
Federico Valverde, Darwin Nunez dhe Luis Suarez kishin mundësi të mira shënimi, por jo edhe gola.
Kështu Uruguai përshëndetet nga Botërori së bashku me Ganën.