Thomas Tuchel do të ishte i interesuar për punën tek Tottenham nëse Antonio Conte largohet nga klubi në muajt e ardhshëm, pavarësisht lidhjes së tij me Chelsean.
Pozicioni i Conte është vënë nën shqyrtim pas një serie të dobët paraqitjesh dhe rezultatesh, duke përfshirë humbjen e së dielës ndaj Arsenalit, që la Spurs 14 pikë larg liderëve të Ligës, përcjell GazetaBlic Sport.
Italiani ka refuzuar vazhdimisht të angazhohet me Spurs përtej fundit të sezonit, kur i skadon kontrata.
Tuchel është pa punë pasi u shkarkua nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar dhe aktualisht po shijon një pushim nga futbolli. Por ai tani është gati të kthehet në lojë dhe i përgatitur për të dëgjuar propozimet nga klubet kryesore.
Ai do të ishte i hapur për një ofertë nga Spurs, edhe pse gjermani mendohet se aktualisht nuk është në kontakt me ndonjë drejtues.
/GazetaBlic Sport


