Sporti

Befasi, nuk ka emër të madh për sulmin tek Milan, synohet transferimi i Lucca të Udineses

01/30/2025 23:32
nga:Mergim Rreci

AC Milan ka filluar kontaktet me skuadrën e Udineses për Lorenzo Lucca.

Raportimet nga mediat italiane tregojnë se një marrëveshje mes palëve pritet të mbyllet nesër, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi italian është 24 vjeçar, kurse ka realizuar 8 gola në 21 ndeshje të këtij sezoni me fanellën bardhë e zi.

Vlera e tij momentale është rreth 18 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/