Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
Gjashtë ndeshje aktualisht po zhvillohen në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve, teksa vetëm në tri prej tyre ka gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Në takimet Benfica-Bayern, Lille-Sevilla dhe Zenit-Juventus pjesët e para janë mbyllur me rezultatin 0:0.
Atalanta po bën befasinë duke fituar 0:2 ndaj Manchester United, me golat e Pasalic dhe Demiral, teksa Villarreal poashtu po fiton me rezultat të njejtë ndaj Young Boys.
Në pushim me avantazh ka shkuar edhe Chelsea ndaj Malmos, poashtu me rezultatin 2-0.
/GazetaBlic Sport


