Sporti

Befasi: Livakovic mund të refuzojë Fenerbahcen për Al Nassr

07/20/2023 14:35
nga:L J

Ndonëse kalimi i Dominik Livaković nga Dinamo te Fenerbahce prej ditësh është përfolur si një marrëveshje që do të realizohet, Sportske Novosti, mediumi kroat thekson se Al Nassr është shumë i interesuar për portierin e kombëtares kroate. 

Klubi i Marcelo Brozovic dhe Cristiano Ronaldo thuhet se është i gatshëm t’i paguajë Dinamos 10 milionë eurot e kërkuara dhe t’i japë Livakovicit një pagë vjetore nga pesë deri në gjashtë milionë euro.

Fenerbahce i ka ofruar atij 1.8 milionë në vit dhe tashmë e ardhmja e tij mbetet në duart e portierit.

/GazetaBlic Sport