Sporti

Befasi: Ky është propozimi i Ibrahimovic për trajnerin e ri të Milanit

04/24/2024 09:35
nga:Lorik J

Sulmuesi legjendar Zlatan Ibrahimovic është në një rol të ri si këshilltar i pronarit të Milanit, Jerry Cardinale, dhe kështu fjala e tij dëgjohet në San Siro.

Tashmë është e qartë se kuqezinjtë do të ndahen me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe benzinë zjarrit i ka hedhur humbja nga Interi.

Mediat botërore tashmë po spekulojnë me emra të ndryshëm si Unai Emery, Roberto De Zebri, Antonio Conte, Thiago Motta e të tjerë.

Megjithatë, sipas informacioneve të fundit, Zlatan Ibrahimovic ka propozuar personalisht një person për këtë post. Bëhet fjalë për holandezin Mark Van Bommel.

Ibrahimovic dhe Van Bommel janë miq të shkëlqyeshëm dhe sipas medias franceze Footmercato, është holandezi ai që është favoriti kryesor për të pasuar Piolin në San Siro.

/GazetaBlic Sport