Sporti

Befasi, ky është emri që shihet si pasues i Ronald Koeman tek Barcelona

09/30/2021 10:01
nga:Mergim Rreci

Humbja kundër Benficas (0-3) mund të jeta ndeshja e fundit e Ronald Koeman në Barcelonë.

Sipas AS, Joan Laporta zbriti në dhomën e zhveshjes në Estádio da Luz për të folur me lojtarët, në një kohë kur Ronald Koeman po fliste për shtypin, përcjell GazetaBlic Sport.

Duket se paraqitjet në kampionat dhe ky turpërim që pësuan ndaj Benfikës në Champions me rezultatin 3-0 pritet të jetë fatale për teknikun holandez i cili duket më shumë se kurrë drejt largimit nga skuadra e Barcelonës.

Sipas asaj që raporton “AS” kandidati më i preferuar për momentin është ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo pavarësisht se me bardhezinjtë nga Torino nuk pati ndonjë sukses të madh.

/GazetaBlic Sport/