Skuadra NEOM e Ligës Profesionale Saudite ka dërguar një ofertë zyrtare për Granit Xhakën, një propozim i madh edhe për lojtarin.
Negociatat janë duke u zhvilluar me kampin e Xhakës dhe gjithashtu me Bayer Leverkusen, raporton Kicker.
Granit Xhaka ka arritur një marrëveshje verbale në parim me Neom SC.
Ai do të fitojë 10 milionë euro neto në vit nëse ata arrijnë të bien dakord për një shumë transferimi me Bayer Leverkusen.
/GazetaBlic Sport


