Sporti

Befasi: Kjo është paga e Dani Alves tek Barcelona

11/18/2021 21:33
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka rikthyer Dani Alvesin në skuadër.

Pas ardhjes në klub si trajner, Xavi ka arritur marrëveshje me Dani Alves, i cili vjen si përforcimi i fundit i klubit, shkruan GazetaBlic Sport.

Alves u shpreh shumë i lumtur për rikthimin e tij tek skuadra e Barcelonës, ku tha se do ta ndihmojë klubin të arrijë objektivat.

Megjithatë, paga e tij është paksa e papritur. Dani Alves do të fitojë 155,000 euro në vit që është paga më e ulët në skuadër. Është minimumi që LaLiga lejon për një lojtar profesionist të Kategorisë së Parë.

/GazetaBlic Sport