Sporti

Befasi e madhe: James Rodriguez mund të transferohet në klubin e Katarit

09/20/2021 16:27
nga:Lorik J

James Rodriguez nuk ka luajtur ende për Everton që nga ardhja e Rafa Benitez.

Sipas Sky Sports, Rodriguez është në bisedime me një klub në Katar për një lëvizje të mundshme në Lindjen e Mesme, përcjell GazetaBlic Sport.

Merkato në Katar është e hapur deri më 30 shtator, andaj transferimi i tij është akoma i mundshëm.

Vlen të theksohet se 30-vjeçari mbërriti në Goodison Park në një transferim falas në shtator të vitit 2020, duke u ribashkuar për herë të tretë me trajnerin e atëhershëm, Carlo Ancelotti.

/GazetaBlic Sport