Fushë Kosova ka bërë befasinë e madhe të xhiros së 25’të të Superligës së Kosovës në futboll.
Fushë Kosova ka mposhtur Ballkanin me rezultatin 2-0, për të arkëtuar tre pikë mjaft me rëndësi, përcjell GazetaBlic Sport.
Alden Skrijelj realizoi dy herë në ndeshjen ndaj Ballkanit, fillimisht në minutën e 11’të, e më pas edhe në minutën e 53’të.
Ballkani ndodhet në vendin e parë me 51 pikë – teksa Fushë Kosova në vendin e parafundit me 19 pikë.
/GazetaBlic Sport


