I akuzuari Bedri Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për kanosjen e dëshmitarit Shkumbim Mehmeti, lidhur me rastin ku Krasniqi po akuzohet për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në Podujevë.
Sipas aktakuzës, Krasniqi po akuzohet se kanosi të dëmtuarin Mehmeti duke aluduar në mosdëshmimin e tij ndaj të akuzuarit në çështjen penale të vrasjes së rëndë të zyrtarëve policorë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pasi që aktakuza u konsiderua e lexuar, Krasniqi u deklarua i pafajshëm për veprën e cila i vihet në barrë.
“Absolutisht jo, nuk e pranoj fajësinë”, tha i akuzuari Krasniqi.
Gjykatësi Sabit Sadikaj, e njoftoi të akuzuarin se në afat prej 30 ditësh ka të drejtë të paraqes kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Bedri Krasniqi po përballet me akuzat për vrasjen e dy zyrtarëve policorë të UNMIK-ut në vitin 2004 në Podujevë.
Vetura e djegur në veri me targa RKS është e gazetarit Bojan Bozovic (video)


