Lajme

Bedri Hamza voton në Mitrovicë: Në fund sovrani vendos

1 muaj më parë
nga:G B

Kandidati për Kryeminstër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Bedri Hamza ka votuar në ora 09:35 në Mitrovicë.

Ai ka votuar bashkë me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin e tij.

Në një deklaratë të shkurtër për media, Hamza ka thënë se çdo rezultat që vjen nga qytetarët, për të është i pranueshëm.

“Ditë e bukur, ditë me diell. Unë bashkë me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin, e shfrytëzuam të drejtën për votë”.

“Uroj që gjithçka të shkoj mirë, nuk ka asnjë arsye. Në fund, sovrani vendos, për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët është i pranueshëm. Nuk kam informacione që ka parregullsi”.

“Pas orës shtatë, fitore. Kosova ma mirë, ma bukur, ma e zhvilluar”.